Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artmotion vazhdon transmetimet e Wimbledonit, pas pak luajnë Gjokoviq, Federer dhe Zverev

NULL NULL
05.07.2021 13:02

Turneu më prestigjioz i tenisit në botë, Wimbledoni ka arritur në fazat e tij finale. Sot do të nis raundi i katërt në kategoritë e meshkujve dhe femrave teksa tenisierët më elitar në planetë do të zhvillojnë duelet e tyre.

Në Art Sport 1 transmetimet nisin me fillim nga ora 14:30 teksa do të ketë tre ndeshje ekstra speciale, të parët që do të dalin në fushën qëndrore do jenë numri një i botës, Gjokoviq dhe kileani Garin për të vazhduar më pas edhe me duelin në mes super talentës, Gauff dhe gjermanes Kreber e për ta përmbyllur krejt në fund me duelin mes ikonës Federer dhe kundërshtarit Sonego.

Nga ana tjetër edhe Art Sport 2 do jetë i rezervuar për dy ndeshje mjaftë të bukura dhe interesante. Teniserja e renditur në pozitën e parë të WTP, Ashleigh Barty do të dueloj me një prej kundërshtareve të saj më të rrezikshme, polaken Krejcikova kurse pas tyre në skenë dalin super talentët, Alexander Zverev dhe Felix Auggier-Aliassieme.

lajme të ngjashme