Artmotion ia realizoi ëndrrën Belginit, ai shfaqet i lumtur në mesin e lojtarëve të Napolit (VIDEO) NULL NULL 24.05.2025 11:08 24.05.2025 11:08 Napoli e ka fituar mbrëmë titullin e katërt në histori të Serie A, pasi mposhti Cagliarin në ndeshjen e fundit me rezultat 2:0. I pranishëm, në këtë ndeshje ishte edhe futbollisti i Fushë Kosovës U 15, Belgin Jashari, ëndrrën e të cilit ia plotësoi platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion. Ai u shfaq tejet i lumtur që pati rastin të takojë disa futbollistë të skuadrës së zemrës, në mesin e tyre edhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin. Rrahmani po ashtu foli edhe rreth emocioneve të tij lidhur me triumfin e titullit. Videon e plotë mund ta gjeni në linkun mëposhtë: https://www.facebook.com/share/v/16EQgpJcns/