Artistja shndërroi dyqanin e larjes së rrobave në surealizëm (FOTO) NULL NULL 14.09.2018 17:07 14.09.2018 17:07 Banorët e Los Angeles të cilët janë të interesuar t’i pastrojnë rrobat e tyre në lavatriçet publike mund të hasin në diçka të pazakontë kësaj radhe. Artistja amerikane Olivia Erlanger e ka befasuar publikun amerikan pasi ka vendosur bishta të sirenave nëpër dyert e lavatriçeve në një dyqan për larje rrobash, shkruan Artnet, transmeton Klan Kosova. “Unë besoj se jeta e përditshme mund të shkëputet për një çast të vetëm”, ka thënë artistja Erlanger për mediat. klankosova.tv