Artistja e pagjumësisë NULL NULL 07.04.2016 22:00 07.04.2016 22:00 Inspirimi i artistes nga Minnesota vjen nga gjumi. Ajo përdorë përshkrimet nga pilulat e gjumit, për të realizuar artin e saj. “Jam insomniake”, ka thënë Erica Spitzer Rasmussen, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova. “Para tri vjetësh, pas një nate pa gjumë, më në fund fjeta në orët e para të mëngjesit. Pak minuta pasi rashë në gjumë, alarmi bëri dhe unë u zgjova e më pas në një letër afër shtratit tim e shkrova ‘duke ëndërruar për gjumin’”. Asaj i është dashur katër muaj që që ta krijojë skulpturën e saj, fustanin “duke ëndërruar për gjumin”. Është e kompozuar nga 2000 letra, në të cilat mjekët ia kishin përshkruar pilulat e gjumit, gjatë kohës kur ajo vuante nga pagjumësia. Të gjitha përshkrimet e pilulave, ajo i kishte ruajtur për katër vjet. Rasmussen është 47 vjeçare nga Minneapolis dhe është magjistër në art në nga Universiteti i Minnesotas. “Vepra ime artistike”, ka thënë ajo, “është një portret i imi, që e ilustron më së miri varësinë time nga pilulat e industrisë farmaceutike”.