Artisti britanik hap ekspozitë për herë të parë në Maqedoni NULL NULL 23.06.2016 13:17 23.06.2016 13:17 “Religjioni i Ri”, një ekspozitë me punime të artistit britanik, Damien Hirst është hapur mbrëmë në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup, transmeton Klan Kosova. Ekspozita e Hirst, i cili konsiderohet një nga artistët më me ndikim, më inovativ dhe më të suksesshëm botëror, është realizuar në bashkëpunim me Këshillin Britanik, galerinë “Poll Stolper” nga Londra dhe Mininstrinë e Kulturës. Demien Hirst është njëri nga artistët më të njohur në botë dhe anëtar i shquar i grupit të njohur si Young British Artists – YBA i cili dominonte në skenën artistike të Britanisë së Madhe gjatë viteve të 90-ta.