Arsyeja pse ky kamarier mori 500 dollarë bakshish NULL NULL 24.08.2016 17:15 24.08.2016 17:15 Një kamerier që punon në Dallas ka fituar bakshish prej 500 dollarësh. Një grua kishte kërkuar vetëm një porosi që kushtonte 37 cent, por kur erdhi koha që ta paguante, ajo i la bakshish për hiç më pak se 500 dollarësh. Për momentin ai u çudit tejet shumë, por më vonë e kuptoi se pse ajo e shpërbleu me kaq shumë para, transmeton Klan Kosova. Gruaja e la një letër në tavolinë për të treguar arsyen e kësaj dhurate. Kasey një ditë më herët kishte takuar një grua të moshuar në një supermarket të cilën e kishte ndihmuar t’i barte gjërat e gjithashtu ia kishte paguar që kushtonte 17 dollarë. “Fatura kushtonte vetëm 17 dollarë por nuk kishte të bënte me para. Ka të bëjë me atë se si i tregon dikujt që të intereson për të”, u shpreh ai. E pra, kjo gruaja e moshuar ishte nëna e gruas që i la atij bakshishin prej 500 dallarëve.