Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsimi nga Çegrani e shkruan historinë, ngjitet në Superligën e Maqedonisë së Veriut

NULL NULL
20.05.2025 16:14

Skuadra shqiptare, Arsimi nga Çegrani që deri tani luante në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ka shkruar historinë, duke u ngjitur në Superligës.

Arsimi nga Çergani e realizoi ëndrrën në xhiron e fundit të kampionatit, pas fitores prej 0-4 në udhëtim te Vardari, duke u renditur në vendin e dytë me 65 pikë, aq sa ka edhe vendi i parë, Maqedonia GP.

“Ky nuk është vetëm futboll. Kjo është fitorja jonë. Ky është momenti i Çegranes”, u shpreh një nga tifozët, transmeton Klankosova.tv.

Nga sezoni tjetër, Arsimi do të ndeshet me emrat më eminent të futbollit maqedonas, përfshirë Shkëndijen e Tetovës, Sileksin, Strugën e të tjerë.

lajme të ngjashme