Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali, pas 20 vjetësh prek finalen e Championsit

NULL NULL
05.05.2026 22:53
Foto ilustruese / AI

Skuadra angleze, Arsenal, ka arritur të prek finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Kjo erdhi pas fitores minimale mbrëmjen e sotme kundër Atletico Madridit, 1-0 (rezultati i përgjithshëm 2-1).

Ndeshja ishte pothuajse e barabartë statistkisht, mirëpo dallimin e bëri goli i Bukayo Sakas në minutën e 44-të të pjesës së parë.

Kjo shënon edhe herën e parë për Arsenalin në një finale të Ligës së Kampionëve pas 20 vjetësh, kur kishte humbur nga Barcelona me rezultat 2-1.

Të mërkurën do të mësohet edhe kundërshtari i Topçinjve në ndeshjen e kthimit Bayern-PSG. Përballja e parë mes tyre në Paris përfundoi 5-4 për vendësit.

Se a do të arrijë Arsenali të fitojë Championsin e parë, mbetet të shihet më 30 maj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme