Arsenali nuk mposhtet, realizohen supergola në “Stamford Brigde” NULL NULL 21.10.2023 20:31 21.10.2023 20:31 Arsenali dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League. Të parët në epërsi kaluan vendasit em anë të Cole Palmer, në minutën e 15’, me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë, Mykhailo Mudryk realizoi një gol të bukur në minutën e 48’. Megjithatë, Arsenali u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin. Fillimisht realizoi Declan Rice në minutën e 77’, teksa shtatë minuta më vonë Leandro Trossard, e barazoi rezultatin. Më kjo ndeshje nuk prodhoi gola dhe në fund rezultati final ishte 2-2. Arsenali pas nëntë xhirove renditet në vendin e dytë me 21 pikë, me pikë të barabarta me Manchester Cityn që pozicionohet në vendin e parë. /Klankosova.tv.