Arsenali i mund më të mirët, kthehet në gjysmëfinale të ‘Champions’ pas 16 vjetësh NULL NULL 16.04.2025 22:56 16.04.2025 22:56 Arsenali është kthyer në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 vjetësh. Ata eliminuan kampionin në fuqi të kësaj gare, Real Madridin, me rezultat total 4:2. Topçinjtë erdhën në “Santiago Bernabeu” me një kapital prej tre golash epërsi nga ndeshja e parë në Londër e cila përfundoi 3:0. Atyre u mjaftoi “magjia” e Declan Rice me dygolëshin e tij nga goditjet e lira dhe realizimi i Mikel Merinos për të luajtur më qetë në takimin e dytë. Moment paniku ishte minuta e 13-të kur Bukayo Saka humbi penaltinë pas një panenke të dështuar të cilën e mbrojti Thibaut Courtois. Mirëpo, Saka ndreqi gabimin kur iu përvodh mbrojtjes madrilène dhe shënoi për 0:1 në minutën e 65-të të ndeshjes. U mendua se vendësit morën zemër kur Vinicius Junior shënoi për 1:1 dy minuta më vonë pas shpërqendrimit të William Salibës në mbrojtje. Gabriel Martinelli vulosi gjithçka në minutën e 94-t kur shënoi pëe 1:2 pas një kundërsulmi. Në gjysmëfinale, klubi anglez ka një ballafaqim të fortë me Paris Saint-Germainin.