Arsenali fiton ndaj Cityt pas tetë viteve në Premier League NULL NULL 08.10.2023 19:26 08.10.2023 19:26 Arsenali ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League. Golin e vetëm për Topçinjtë e shënoi Gabriel Martinelli, në minutën e 86. Arsenali pas fitores kalon në vendin e dytë me 20 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje. Ndërsa, City renditet në pozitën e tretë me 18 pikë, pas po aq ndeshjeve. Përndryshe, fitorja e fundit e Arsenalit në Premier League ndaj Cityt ishte në vitin 2015. /Klankosova.tv.