Arsenali fiton bindshëm ndaj Dundalk-ut (VIDEO) NULL NULL 29.10.2020 22:58 29.10.2020 22:58 Arsenali ka shënuar fitore ndaj Dundalk-ut me rezultat 3:0 në kuadër të Ligës së Evropës. Edward Nketiah dhe Joseph Willock realizuan dy golat e parë në minutat 42′ dhe 44′. Ndërkaq, Nicolas Pepe shënoi golin e tretë një minutë pasi filloi pjesa e dytë e lojës. Tashmë, Arsenali udhëheq në grupin B me gjashtë pikë, sa ka edhe Molde në vendin e dytë. Ndërsa, Dundalku është në vendin e fundit pasi që bashkë me Rapidin e Vjenës nuk kanë asnjë pikë.