Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali dhe Tottenhami me sfidat “jetë a vdekje”, Premier Liga me 5 ndeshje interesante sot

NULL NULL
25.04.2026 12:57

Londra do jetë kryeqendra e futbollit këtë të shtunë, teksa dy prej ekipeve të qytetit zhvillojnë ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Pas humbjes nga Manchester City dhe shanceve të tyre për titull që po zvogëlohen dita-ditës, Arsenali luan kundër Newcastle në derbin e kësaj jave.

Nga ana tjetër, Tottenhami përballen me ekipin e parë të rënë nga elita e futbollit anglez këtë vit, Wolves në një ndeshje ku fitorja është opsioni i vetëm për të besuarit e De Zerbit që edhe këtë javë e gjejnë veten në zonën e rënies nga liga.

Interesante do jenë edhe ndeshjet Fulham – Aston Villa dhe West Ham – Everton, ku luhet për garat evropiane dhe mbijetesë, derisa Liverpooli do synoj ngritjen në tabelë dhe tre pikët e plota kundër Crystal Palace.

lajme të ngjashme