Arsenali dërrmohet nga West Hami NULL NULL 01.11.2023 22:18 01.11.2023 22:18 Arsenali ka pësuar humbje nga West Ham Unitedi, 3:1, duke u eliminuar nga Kupa e Ligës. Ben White me një autogol në minutën e 16-të, zhbllokoi rezultatin në 1:0 për vendësit. Mohammed Kudus në të 50-tën dhe Jarrod Bowen dhjetë minuta më vonë i shënuan dy të tjerat. Golin e vetëm për mysafirët e dha Martin Odegaard në minutën e gjashtë të shtesës.