Arritën edhe 55 mijë doza, MSH-ja: Pranojmë vaksina gati çdo të hënë NULL NULL nga Adelina Blakaj 31.08.2021 15:10 nga Adelina Blakaj 31.08.2021 15:10 Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer. Kjo është konfirmuar në një përgjigje për Klankosova.tv, edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontigjente vaksinash gati çdo të hënë. “MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontigjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina. “Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga kjo ministri, njofton Klankosova.tv.