Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve NULL NULL 05.06.2026 08:14 05.06.2026 08:14 Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur të kthehen në Kosovë haxhilerët që këtë vit kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta. “Me lot në sy dhe emocione të papërshkrueshme, sot në Aeroportin e Prishtinës kanë filluar të kthehen haxhilerët nga Kosova, të cilët këtë vit e kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta. Ata kujtojnë me emocione Qabenë e bekuar, Xhaminë e Pejgamberit a.s., Ditën e Arafatit, Muzdelifen, si dhe shumë momente të tjera të veçanta gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame. Sivjet, nga Kosova në Haxh morën pjesë 1 mijë e 567 besimtarë myslimanë, transmeton Klankosova.tv Sipas organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, kthimi i tyre do të realizohet në grupe, ndërsa pritet që të gjithë haxhilerët të jenë kthyer në vend deri më 8 qershor./Klankosova.tv