Arrin në 58 numri i ushtarëve izraelitë që u vranë në ofensivën tokësore kundër Hamasit NULL NULL 19.11.2023 09:31 19.11.2023 09:31 Ka shkuar në 58 numri i ushtarëve izraelitë që u vranë në ofensivën e tyre tokësore kundër Hamasit. Kështu thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), që njoftuan humbjen edhe të dy ushtarëve në luftimet në Rripin e Gazës të shtunën. Ata ishin kapiteni (rezervë) Roey Biber, 28 vjeç dhe rreshteri Binyamin Meir Airly, 21 vjeç. Të dy u vranë në Gazën veriore, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv. Një parashutist u plagos rëndë në veri të Gazës, tha IDF.