Arrin në 45 numri i ankesave kundër Ligjit të pagave NULL NULL 07.03.2023 12:43 07.03.2023 12:43 Avokati i Popullit, llogo, fotoilustrim Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri u kanë marr më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të rritet çdo ditë e më shumë. E mundësia e vetme e tyre për të shprehur këtë pakënaqësi mbetet kërkesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, që pastaj ky institucion ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese. Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45. Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku, transmeton Klan Kosova. Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor. Sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë në IAP deri më tani janë: Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK) Sindikata e Policisë së Kosovës Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC) Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD) Këshilli Prokurorial i Kosovës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) Këshilli Gjyqësor i Kosovës Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës Auditorët e brendshëm Infermierët Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv