Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrihet marrëveshja për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave

NULL NULL
15.11.2023 10:59
Hekuran Murati

Ministria e Financave dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë tek organizatat buxhetore.

Kjo marrëveshje e mirëkuptimit e nënshkruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Drejtoreshën e Projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”, Maia Gogoladze parasheh përmirësimin e shërbimeve publike duke krijuar një sistem elektronik përmes të cilit përcillen faturat në secilën hallkë të procedurës administrative përbrenda organizatave buxhetore, transmeton KlanKosova.tv.

Ministri Murati theksoi se “krijimi i sistemit elektronik do të zvogëlojë mundësitë për keqpërdorime dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të financave publike përmes rritjes së transparencës”.

Ndërkaq Gogoladze tha se “me këtë sistem do t’u mundësohet mbikëqyrësve institucional, por edhe operatorëve ekonomik, të shohin në kohë reale se në cilin hap të procesimit gjenden faturat, identifikon fytat e ngushtë në proces, dhe shmangë vonesat, gjë që dukshëm do të përmirësojë shërbimet ndaj operatorëve ekonomik dhe do të mundësojë menaxhim më të mirë të financave publike në përgjithësi”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.