Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, e rrah rëndë kosovarin

NULL NULL
25.12.2024 10:21
arrestim
Foto ilustruese e arrestimit.

Një shtetas gjerman është arrestuar nga policia në Gjilan, pas një sulmi fizik ndaj një shtetasi kosovar.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit, rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes palëve, transmeton klankosova.tv.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

lajme të ngjashme