Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet shoferi që drejtoi kamionin nëpër protestën anti-Iran në Los Angeles

NULL NULL
12.01.2026 10:31

Një shofer kamioni është ndaluar në Los Anxheles, Kaliforni, pasi përshkoi një rrugë plot me demonstrues që po marshonin në mbështetje të protestuesve iranianë.

Për pasojë, një person u godit, por askush nuk u lëndua rëndë.

Kamioni u ndal disa blloqe më tutje dhe shoferi u mbajt nga policia për hetime të mëtejshme, raporton AlJazeera.

Policia tha se shoferi u ndalua “në pritje të hetimeve të mëtejshme”.

Ndërsa kujtojmë se raportohet se janë konfirmuar rreth protestues të vdekur që nga nisja e protestave në Iran më 28 dhjetor./Klankosova.tv

lajme të ngjashme