Arrestohet reperi i njohur (VIDEO) NULL NULL 10.04.2019 23:00 10.04.2019 23:00 Reperi Boosie po përballet me akuza për armë dhe drogë pasi ai u arrestua në Gjeorgji, transmeton Klan Kosova. 36 vjeçari dhe një burrë me emrin Antonio Allen, u prangosen nga policia pas një ndalese të trafikut në Coëetta County, të hënën pasdite, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova. Sipas TMZ, kur policia ndaloi automjetin e tyre, që thuhej mbante erë të keqe, gjeti një çantë me marihuanë, dhe një pistoletë të ngarkuar 9 mm, së bashku me më shumë se 20 mijë dollarë në para të gatshme. Boosie është liruar nga e marta pasdite. Ai më parë ishte dënuar me pesë vjet burg për të njëjtat akuza.