Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi 13-vjeçarin në Ferizaj NULL NULL 17.12.2025 08:50 17.12.2025 08:50 Është arrestuar personi që dyshohet se ka dhunuar dhe abuzuar një 13-vjeçar nga Fushë Kosova, diku në territorin e Ferizajt. Policia bën të ditur se 17-vjeçari ka rënë në pranga gjatë të martës. “Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raport, transmeton Klankosova.tv. I mituri ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale. E rëndë: 13-vjeçari dyshohet se u dhunua nga një 17-vjeçar në Ferizaj