Arrestohet personi i cili plagosi një burrë në Kamenicë dy javë më parë NULL NULL 20.06.2024 08:47 20.06.2024 08:47 Foto ilustruese, arrestim Dy javë më parë një person u plagos në Kamenicë për motive të panjohura, saktësisht rasti ka ndodhur me 8 qershor. I dyshuari ishte në arrati, por Policia e Kosovës bën me dije se ai është arrestuar një ditë më parë, përcjell Klankosova.tv. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë fishekë cal-7.62×29 mm. “Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 19.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.