Arrestohet pasi disa herë mori pije alkoolike pa paguar në një dyqan NULL NULL 03.02.2024 08:54 03.02.2024 08:54 Fotografi ilustruese Të premten rreth orës 15:50, është arrestuar një person në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte marrë pije alkoolike në një dyqan dhe nuk i kishte paguar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i kishte përdorur si mjet kërcënimi, raporton Klan Kosova. “Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 02.02.2024 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar. I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara. Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.