Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

NULL NULL
23.06.2024 21:21
Një aksident trafiku ku të përfshira janë katër vetura, ka ndodhur në zonën industriale Tregu i Gjelbërt, në Fushë Kosovë.
Një aksident trafiku ku të përfshira janë katër vetura, ka ndodhur në zonën industriale Tregu i Gjelbërt, në Fushë Kosovë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së kësaj të diele është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për shkaktimin e aksidentit që ndodhi dje rreth orës 23:00, në trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se zyrtari policor ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik'”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtit  me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetent”.

Nga aksidentinë fjalë katër persona janë lënduar, njëri prej tyre ka vdekur sot. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme