Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një shtetase e Bullgarisë në Ferizaj, dyshohet se ia vodhi portofolin një gruaje

NULL NULL
07.09.2024 09:38
Arrestim, foto ilustruese
Arrestim, foto ilustruese

Është arrestuar një shtetase e Bullgarisë në Ferizaj, pasi e njëjta dyshohet se ia ka vjedhur portofolin një gruaje.

Ajo në polici ka raportuar se në portofolin e vjedhur kishte para të gatshme, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare me datën e lartcekur ka raportuar se i është vjedhur portofoli në të cilën kishte para të gatshme”.

“Lidhur me rastin me datën 05.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Bullgarisë dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme