Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person për tri vepra penale

NULL NULL
02.11.2023 15:18

Një aksident ka ndodhur dje në Banjë të Istogut, policia në vendin e ngjarjes tek i dyshuari ka gjetur një armë zjarri, dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike-marihuan.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se policia ka arrestuar tё dyshuarin si dhe ka shoqëruar njërin nga dëshmitarët në Stacionin Policor.

“I dyshuar  meqenëse ishte nën ndikim të alkoolit nuk është intervistuar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orësh,  ndërsa dëshmitari gjatë intervisitimit ka deklaruar se i dyshuari gjatë rrugës Pejë – Banjë, kishte shtënë me armë”, thuhet në njoftim.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, në kontroll posedim ose shfrytëzim të pa autorizuat të armës”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Posedim i pa autorizuar i narkotikeve, substancave psikotropike”.

Policia në vend ngjarje ka sekuestruar:

  • Njё armё (pistoletё)
  • Njё karikator i sё njëjtёs armё
  • Njё palë pranga metalike
  • Një substancë te dyshuar nerkotike-marihuan./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme