Arrestohet një person për fajde në Prizren NULL NULL 21.03.2025 12:11 21.03.2025 12:11 FOTO ILUSTRUESE Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.