Arrestohet një person në Viti, iu gjetën në shtëpi 13 revole, një armë tjetër dhe 42 fishekë NULL NULL 14.09.2024 11:01 14.09.2024 11:01 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në Viti, pasi në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur 13 revole, një armë tjetër dhe 42 fishekë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 13 revole, një armë karabine dhe 42 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.