Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godas zyrtarët policorë

NULL NULL
02.03.2025 08:54

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka tentuar t’i godas zyrtarët policorë.

Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk e ka ndaluar veturën dhe ka tentuar t’i godas zyrtarët policor. Pasi është ndaluar, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. I dyshuar është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

lajme të ngjashme