Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Prishtinë, shkaktoi lëndime trupore ndaj një zyrtari policor

NULL NULL
21.06.2024 10:07
Policia e Kosovës, arrestim
Foto ilustruese e arrestimit

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime trupore.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, njofton Klankosova.tv

Derisa, lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhërat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor ku si pasojë  ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

lajme të ngjashme