Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një qese me kokainë

NULL NULL
05.10.2023 09:07
arrestim
Foto ilustruese: Arrestimi

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i është gjetur një qese me substancë narkotike, të llojit kokainë.

I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, përcjell Klankosova.tv.

“Pas pranimit të informatave se një i dyshuar mashkull kosovar merret me shitblerjen e substancave narkotike dhe pas një pune hetimore me datë 04.10.2023 është  arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.6 gram, një telefon dhe 25 € dhe një thikë”.

“I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

lajme të ngjashme