Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një pistoletë me shtatë copë fishekë NULL NULL 04.03.2025 10:04 04.03.2025 10:04 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë. Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.