Arrestohet një person në Pejë për shitje të produkteve farmaceutike pa banderola NULL NULL 02.11.2023 21:32 02.11.2023 21:32 Një person është arrestuar në Pejë pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar të shesë produkte farmaceutike pa banderola. Gjatë operacionit janë kontrolluar tri barnatore, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se në to ishin duke u shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve, raporton Klan Kosova. “Operacion ka qenë i koordinuar se bashku edhe me Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqi”, thuhet në komunikatën e Policisë. Në vendin e ngjarjes nga inspektoret farmaceutik me procesverbal janë konfiskuar sasi e barnave te gjetura. “I dyshuari M.B., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë, është intervistuar në prezencën e avokatit. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet ’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe ‘Tregtia e ndaluar’”, thuhet tutje. Për rastin është njoftuar prokurori i çështjes nga PTH-Pejë, i cili ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë për të dyshuarin”.