Arrestohet një person në Istog, shtiu me armë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse NULL NULL 08.01.2025 12:12 08.01.2025 12:12 Foto ilustruese e arrestimit. Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti duke festuar Krishtlindjen Ortodokse, bashkë me disa persona, është parë në një videoincizim se kishte shtënë me armë. Policia bën të ditur se i njëjtit gjatë bisedës me ta, ka deklaruar se ka edhe armë të tjera në shtëpi, njofton Klankosova.tv. Nё koordinim me Prokurorin e shtetit, nё shtёpinё e personit tё dyshuar nga zyrtarët policor janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë pistoletё CZ 75B Dy karikatorë tё sё njejtёs armё Një pushkë gjysmё automatike M57 7.62mm Një pushkё gjuetie I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.