Arrestohet një person në Gjakovë, u gjet drogë në veturën e tij NULL NULL 07.09.2024 10:56 07.09.2024 10:56 Arrestimi: Foto ilustruese. Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi në veturën e tij është gjetur drogë. Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5.2 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.