Arrestohet një person në Fushë Kosovë, shantazhoi një grua, shtetase të Austrisë NULL NULL 15.01.2024 09:04 15.01.2024 09:04 Foto ilustruese. Arrestimi Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar një grua, e cila është shtetase e Austrisë. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Austrisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.