Arrestohet një person në Ferizaj, në veturën e tij u gjet një revole dhe 4 fishekë me gaz NULL NULL 06.03.2025 08:33 06.03.2025 08:33 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një revole. Policia ka bërë të ditur se në veturë gjithashtu janë gjetur edhe katër fishekë me gaz. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe 4 fishekë me gaz. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.