Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Ferizaj, hodhi drogë nga dritarja

NULL NULL
06.08.2024 11:11
Arrestim, foto ilustruese
Arrestim, foto ilustruese

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti ka hedhur drogë nga dritarja.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur tre qese me substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka hedhur nga dritarja qese me substancë narkotike. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar; tre qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 8.2 gram, një grinder, një thikë, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar edhe 15€ dhe telefoni”, thotë policia.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme