Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Deçan, hyri me armë në depon e një marketi

NULL NULL
03.03.2025 09:54
arrestim
Foto ilustruese e arrestimit.

Është arrestuar një person në Deçan, pasi i njëjti me armë ka hyrë në depon e një marketi.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ballafaqimit me pronarin, të dyshuarit i kishte rënë arma në tokë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se nën posedim të armës kishte hyrë në depon të marketit të viktimës mashkull kosovar. Gjatë  ballafaqimit me viktimën të dyshuarit i kishte rënë arma në tokë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë pa municion të cilën e kishte pas i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

lajme të ngjashme