Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Çair, këto janë detajet (VIDEO)

NULL NULL
19.10.2025 16:26

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në ambientet e shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.

Lidhur me këtë, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi ka intervistuar kryetarin e njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani i cili tha se policia nuk i dha asnjë arsyetim për personin në fjalë.

“Është arrestuar një anëtar i këshillit zgjedhor nga administrata, pa më dhënë asnjë arsyetim pse është arrestuar. E kemi zëvendësuar me dikë tjetër. Nuk më tregoi policia asnjë arsyetim, nuk e di pse ka ndodhur”, tha Ramadani.

“Sipas informacioneve ai është arrestuar në kohën e pauzës”, tha më tej ai.

Gazetarja Bellagoshi dhe ekipe të tjera të Klan Kosovës gjenden në Maqedoninë e Veriut për t’i ndjekur nga afër zgjedhjet komunale./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme