Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

NULL NULL
15.04.2024 16:20
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”, i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj.

Policia bën me dije se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimi, njofton Klankosova.tv.

“Me datën 15.04.2024 rreth orës 14:00 policët kufitarë në aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari”  kanë ndaluar personin e kërkuar P.H ( M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

lajme të ngjashme