Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person, dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga Smrekonica

NULL NULL
20.07.2024 22:39
LAJMI I FUNDIT
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv.

Një person është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit pasi dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitorivcë, Valon Preteni, i cili tha se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale”.

“Është ndaluar ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit një person për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarin”, tha Preteni për Klankosova.tv.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se personi që është arrestuar, është ftuar sot për intervistim nga ana e policisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetime në lidhje me arratisjen e ndodhur ditë më parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë”.

“Në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me datë 20.07.2024 është ftuar për intervistim një person mashkull kosovar, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin pas arratisjes nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë”, tha Kelani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kelani tha se për të gjitha veprimet hetimore është konsultuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës dy javë më parë, ndërsa dje raportohet se u vra nga policia serbe në afërsi të Lloznicës.

Hajrizi në mesnatës e të mërkurës dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, teksa ishte në kërkim nga ana e policisë së Serbisë deri dje, ku dyshohet se u vra jo larg Lloznicës.

lajme të ngjashme