Arrestohet një person që dyshohet se sulmoi Aliun e Mitrovicës (VIDEO) NULL NULL nga Albert Bajrami 19.07.2023 17:59 nga Albert Bajrami 19.07.2023 17:59 30 vjeçari Ali Neziri, u sulmua më 12 korrik në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Rasti i tij zgjoi reagime të mëdha në opinion. E pas një javë, policia arriti ta kap një person, i cili dyshohet rreth këtij rasti. Kështu tha për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. Ai bëri të ditur se personi i cili u prangos është M.I, 47-vjeçar. “Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’. Ndërsa pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Zahiti për Klankosova.tv Më poshtë e gjeni kronikën e përgatitur nga gazetari Drin Demiri.