Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prishtinë, rasti nën hetime NULL NULL 30.06.2026 08:54 30.06.2026 08:54 Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale të dhunimit. Arrestimi është kryer më 29 qershor, rreth orës 12:00. Sipas autoriteteve, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv. “DHUNIM. Prishtinë 29.06.2026, 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet ta ketë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.