E konfirmon Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë në Stacionin e Autobusëve, alarm i rrejshëm NULL NULL 30.06.2026 10:20 30.06.2026 10:20 Informata për mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është trajtuar nga Policia e Kosovës. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë e të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës Informatë shtesë : Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.