Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një grua në Istog, rrahu bashkëjetuesin dhe fëmijët

NULL NULL
20.03.2025 09:18
Foto ilustruese e arrestimit.

Është arrestuar një grua në Istog, pasi e njëjta ka rrahur bashkëjetuesin dhe fëmijët e tyre.

Policia ka bërë të ditur se gruaja është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton”.

“Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

lajme të ngjashme