Arrestohet një burrë në Prishtinë, tentoi të dhunonte një grua NULL NULL 23.06.2024 09:07 23.06.2024 09:07 Arrestim: Foto ilustruese Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj. Policia rastin e ka cilësuar si tentim dhunimi, transmeton Klankosova.tv. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj”. “I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.