Arrestohet një burrë në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 qese me substancë narkotike NULL NULL 29.12.2024 11:09 29.12.2024 11:09 Foto ilustruese Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 20 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 20 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë të përgjithshme 10.3 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.